14.04.2018 · përditësuar para 3031 dite1 min lexim
Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, ka thënë se kapacitetet e regjimit sirian për prodhimin e armëve kimike është dobësuar konsiderueshëm pas sulmeve të sotme, njofton Klan Kosova.
“Misioni kishte sukses. Caqet janë përzgjedhur me kujdes dhe nuk ka pasur asnjë incident në mes forcave tona dhe forcave të tjera që operojnë në ato pjesë”, ka thënë Parly në konferencë për media.
Kurse shefi i ushtrisë franceze, Francois Lecointre, ka shtuar se sistemi tokë-ajër i mbrojtjes i Sirisë ishte aktiv, por efektiviteti i tij ishte krejt i limuar.
Kurse asetet ruse në Siir “nuk kanë qenë aktive”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.