Lajmet e fundit

Kina është shprehur e shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Detin e Kuq dhe bëri thirrje për përmbajtje pas sulmeve të përbashkëta ushtarake të SgBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj Houthit.
Në një konferencë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning tha se Pekini "u bën thirrje të gjitha palëve përkatëse të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen, në mënyrë që të parandalojnë zgjerimin e konfliktit", shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi të gatshëm të komunikojmë me të gjitha palët dhe të depërshkallëzojmë tensionet, me synimin për të ruajtur së bashku sigurinë e rrugës ujore ndërkombëtare”, shtoi ajo.