Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Eman Rrahmani, deputet në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për seancën e mbrëmshme ku u konstituua Kuvendi i Kosovës, votimin e nënkryetarëve në pako, si dhe për formimin e qeverisë.
Gjithashtu, me Rrahmanin do të flasim edhe për kabinetin e ri të kryeministrit Albin Kurti, numrin e ministrive, për qëndrimet e PDK-së karshi këtij kabineti si dhe për rezolutën që pritet ta propozojë kjo parti në Kuvendin e Kosovës.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.