Lajmet e fundit

Reshjet jo të zakonta për kulmin e stinës së verës kanë shkaktuar këtë të martë disa rrëshqitje dheu dhe probleme në transportin rrugor në rrugën kombëtare Tiranë-Elbasan.
Pamje nga dëshmitarë në vendngjarje kanë ardhur në rubrikën “Ti Raporton”, për përmbytjen e ndodhur në aksin rrugor të sipërpërmendur, në vendin pranë fshatit Ibë, aty ku duket se ka probleme me trafikun rrugor, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.