Gjatë kësaj jave, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit, por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është përfshirë në këto konsultime.
Në emisionin Rubikon, gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar situatën, duke theksuar se Ramush Haradinaj është i vetmi që ka shprehur interesim për këtë post dhe beson se do të siguronte votat e nevojshme në Kuvend në rast se propozohet për president, por nuk është ftuar nga Kurti.
“Haradinaj në Rubikon ka thënë se, nëse propozohet nga opozita, ose nga kushdo për president të vendit, ai i fiton votat në Kuvendin e Kosovës. Por vetëm partinë e Ramush Haradinajt, Kurti nuk e ka ftuar për konsultime. Pra, nga dy partitë e tjera asnjëra nuk ka thënë se do të propozohen, do të jenë kandidatë ose kanë kandidatë të tjerë, Kurti s’po e fton vetëm atë ka thënë se do të jetë kandidat dhe do të fitojë nëse propozohet”, tha Kelmendi.
Pas refuzimit që Murat dhe Bekim Jashari ia bënë postit të presidentit, Kelmendi tha se nëse Kurti po kërkon familje heroike, e tillë është edhe familja Haradinaj.
“Edhe familje për familje që kanë kontribuar në luftë, që kanë sakrifikuar, janë familja Haradinaj”, u shpreh Kelmendi.
https://youtu.be/SEw4rMjylag
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.