Pas raportimit të Klan Kosovës se mbi 300 gurore vendore janë në pritje të rilicencimit, ndërsa ndërmarrja “Sharrcem”, në pronësi të kompanisë greke “Titan”, ka marrë licencë për 15 vjet për shfrytëzimin e gurit gëlqeror, Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot këtë propozim-vendim.
Kjo pikë është pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së 30-të të Qeverisë dhe lidhet me kërkesën e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Sala Gashit për këtë vendim pati presion nga Zyra Ndërlidhëse Greke ndaj Qeverisë së Kosovës, pretendim i mohuar nga “Sharrcem”, ndërsa edhe pala greke kishte vlerësuar vendimin e institucioneve.
https://klankosova.tv/telashet-e-gurthyesve-300-sosh-srilicensohen-ai-grek-po-video44/
Shoqatat e biznesit kanë kërkuar që procedura e njëjtë të zbatohet edhe për kompanitë e tjera që operojnë në këtë sektor.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse kompanitë kosovare do ta kenë fatin të vazhdojnë operimin në këtë sektor, apo nëse mundësitë për shfrytëzim do t’u jepen operatorëve të tjerë.
Kujtojmë se Klani raportoi në korrik se Kosova importoi 51 mijë tonë zhavorr nga Serbia.
Probleme me zhavorr pati edhe vitin e kaluar kur Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale në mungesë bordi nuk vazhdonte licencat për operatorë. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/mungesa-e-licencave-2-mije-tone-zhavorr-importohen-nga-serbia-video/●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.