Policia ka shoqëruar në polici 13-të persona që të mërkurën, me rastin e 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar para rektoratit, njofton Klan Kosova.
“13 persona janë shoqëruar në Polici dhe se ndaj tyre janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, në një konferencë për media.
Borovci tregoi se rreth kësaj çështjeje janë lënduar tetë persona.
“Pesë policë janë lënduar dhe tre persona të tjerë që ishin në këtë protestë - të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.
“Ndërhyrja e zyrtarëve policorë ka ardhur pasi gjatë ceremonisë që po zhvillohej në rektorat, individë të caktuar të infiltruar brenda në forma të ndryshme, kanë provuar të pengojnë mbarëvajtjen e ceremonisë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.