Lajmet e fundit

Gjatë natës, rreth 30 makinave u janë thyer xhamat. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve. Sipas burimeve policore, ka nisur edhe marrja në pyetje e të gjithë drejtuesve të mjeteve të dëmtuara.
Mësohet se automjetet e dëmtuara po dërgohen në ambientet e Komisariatit numër 6 në kryeqytet./Shekulli