Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka zhvilluar sot një mbledhje ku është diskutuar për çështjen e organizimit të provimeve për afatin e janarit.
Në këtë takim, senatorët u pajtuan se që nga e hëna, 4 shkurt 2019, të filloj procesi i organizimit të provimeve si në afatet kohore në vijim, transmeton Klan Kosova.
"SEMS-i për paraqitje të provimeve do të jetë i hapur në datat 4 dhe 5 shkurt 2019".
"Data e mbajtjes së provimeve do të fillojë më 6 shkurt deri me 28 shkurt 2019 (përjashtim nga këto data bëjnë ditët e festave zyrtare)".
"Si rrjedhojë e kësaj, obligohen dekanët e njësive akademike që të riorganizojnë datat e provimeve për javët e humbura, sipas specifikave të njësive përkatëse".
Po ashtu, semestri veror për vitin akademik 2018-2019 në Universitetin e Prishtinës fillon me datë 25 shkurt 2019.
"Senati i Universitetit të Prishtinës i uron studentëve sukses në këtë afat të provimeve".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.