Lajmet e fundit

Është ndërprerë për herë të tretë seanca plenare pasi deputeti i PD Flamur Noka u fut me forcë në Kuvend pas përjashtimit nga kryetarja e seances.
Leskaj kërkoi largimin e Nokës nga seanca pas sherrit me Erjon Braçen, por ky i fundit nuk ka pranuar dhe është futur ne Kuvend. Ka shtyrë 3-4 gardistë që mbanin hyrjen e derës në sallën e parlamentit dhe ka hyrë teksa në fund i dha edhe një buzëqeshje kamerave.
Sakaq, ka reaguar edhe vetë socialisti Braçe ku tha:“Ata që janë apo s’janë në sallë dhe që s’kanë asnjë lidhje me politikën. Së dyti, e gjitha siç ju e patë është një strategji dhune nga një parti që e ka instaluar dhunën prej 27 vitesh. Brenda harkut të 10 ditëve ka rrahur një qytetar. Kjo që ndodh këtu nuk është asgjë para asaj që ndodhi më 21 janar në Tiranë. Ky që është këtu në këtë sallë, Sali Berisha, i ka vrarë ata njerëz në mes të bulevardit. Duhet të ishte në bankën e të akuzuarve.”, tha Braçe, shkruan "Panorama".