Lajmet e fundit

Ku janë Stupcat – aty ka të qeshura të pafundme, atmosferë gazmore dhe hare maksimale.
E Stupcat do të jenë në Klan Kosova, sonte, si pjesë e skemës së veçantë verore.
Premiera ekskluzive e skeçeve që zgjasin një orë fillon pas pak në Klan Kosova.
Treshja maestrale Stupcore - Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safçiu - ju fton që në Klan Kosova ta shihni për herë të parë humorin fantastik për të cilin të gjithë shqiptarët do të flasin tërë verën...
Përveç në shërbimet kabllore IPKO dhe Kujtesa, si dhe në platformën satelitore Digitalb, programin e Klan Kosovës mund ta shikoni drejtpërdrejt dhe falas në çdo cep të botës, me secilën pajisje që ka internet – telefon të mençur, tablet, laptop ose kompjuter, në sistemet operative iOS (iPhone), Android (Samsung, etj) dhe Windows – duke klikuar në www.klankosova.tv