Lajmet e fundit

16:05 -
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar me pak fjalë se çfarë ka biseduar me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se me të ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.
“E lumtur që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga Qeveria e SHBA-së, të udhëhequr nga Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet. Diskutuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuan rëndësinë kryesore të rritjes së angazhimit të SHBA”, tha Osmani, raporton Klankosova.tv.
“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e aleancës së hekurt Kosovë-SHBA”, përfundoi ajo.
Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron Chollet, i cili, pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti, është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani. /Klankosova.tv
Pas Osmanit, Chollet i shkon në vizitë Kurtit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të DASh-it, Derek Chollet.
Takimi mes Kurtit e Cholletit vjen menjëherë pas takimit që ky i fundit e pati me të paren e shtetit, Vjosa Osmani, ku bashkë me të është parë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njofton Klankosova.tv.
Këshilltari i DASh-it, pas Kurtit pritet që të ketë takime edhe me kryetarët e partive opozitare.
Ai, po ashtu nesër do të jetë për vizitë në Beograd.