Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shkuar në zyret e Grupit Parlamentar të LDK-së.
Aty ka më shumë se një orë që është duke qëndruar edhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, njofton Klan Kosova.
Në të njejtën kohë, përpos dy ambasadorëve, në zyren e Grupit Parlamentar të LDK-së po qëndrojnë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit dramatike dhe kërkesës së 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.