Lajmet e fundit

Hillary Clinton, kandidatja demokrate për presidente të Amerikës në mesin e liderëve të tjerë amerikanë, është përfshirë në debatin e largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian, duke marrë qëndrimin kundër.
Ish zonja e parë e Amerikës dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, ka thënë se bashkëpunimi është më i fuqishëm kur Europa është e bashkuar.
“Ajo gjithmonë ka menduar se Britania është e fortë brenda një BE-je të fortë. Ajo e vlerëson shumë zërin e Britanisë brenda BE-së”, ka thënë këshilltari i saj politik, Jake Sullivan, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.