22.08.2019 · përditësuar para 2512 dite1 min lexim
Ka kaluar plot një dekadë që kur Lady Gaga ishte “gjakosur” në skenën e MTV Video Music Awards të vitit 2009 gjatë performancës së këngëve “Poker Face” dhe “Paparazzi” – ndërkaq tani performanca në fjalë ka dalë në internet me kualitet të pastër.
“Është dashur një dekadë që kjo performancë ikonike të ngarkohej në internet”, shkroi një komentues.
“Fëmijët do të mësojnë rreth kësaj në librat e tyre të historisë. Aq legjendarë që është ajo”, shtoi tjetri.
Kujtojmë se MTV Video Music Awards 2019 do të transmetohet të hënën, ku e nominuar është edhe këngëtarja kosovare, Dua Lipa, në kategorinë “Best Dance” me këngën “Electricity”.
https://www.youtube.com/watch?v=Z2PJ46Uro5k
https://www.youtube.com/watch?v=Q4-jOuHO-z4
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.