Lajmet e fundit
Sulmuesi është zënë me bashkëkombasin e tij për humbjen e disa topave gjatë lojës, ndërsa kohë më parë kishte pasur mosmarrëveshje edhe me një bashkëlojtar, në nivel skuadre

Edinson Cavani është përplasur verbalisht me bashkëlojtarin e tij tek Uruguai, Luis Suarez, në përballjen me Bolivinë.
Asi i Paris Saint-Germain kohë më parë ka pasur mosmarrëveshje me bashkëlojtarin tek parisienët, brazilianin Neymar.
Përderisa herën e parë konflikti kishte lindur për një penalti, tani Cavani ka kritikuar bashkëlojtarin tek kombëtarja për topa të humbur.
Nervozizmin mes tyre e tregoi më së miri fakti se Cavani nuk festoi me Suarezin kur ky i fundit shënoi për Uruguain.