Lajmet e fundit

Pas 11 dhjetorit ndryshimi i pushtetit do të sjellë një ekonomi mjaft të zhvilluar, askush nuk do të vuajë pas këtij ndryshimi, kështu ka deklaruar kandidati për deputet i LSDM-së Stevo Pendarovski njofton Zhurnal.
Kriminelët do të shkojnë në burg ndërsa administratorët në punë, nuk do të vazhdojnë projektet e cmendura, do ndalohen të gjitha dhe do vijojë revizioni. Paratë do të shpenzohen për një jetë më të mirë në Maqedoni e për këtë bëj thirje që të mobilizohemi dhe të fitojmë këto zgjedhje, ka thënë Pendarovski.