Demi Lovato duket se po e praktikon më së miri se si është ta duash veten.
Një ditë pasi u bë e ditur se ajo dhe i dashuri i saj prej disa muajsh, dizenjatori i modës Henry Levy janë ndarë, Lovato ka zgjedhur një mënyrë krejt unike për ta tejkaluar këtë moment.
Ajo i ka dërguar lule vetes, por jo vetëm kaq.
“Sepse ndonjëherë duhet t’i dërgosh lule vetes”, ka shkruar ylli i muzikës pop poshtë fotografisë të buqetës me lule rozë dhe të bardha që i ka shkuar asaj deri tek dera.
Bashkë me buqetën e luleve ishte edhe një kartolinë për t’ia rikujtuar 26 vjeçares se sa e veçantë është ajo.
“Je shumë e bukur, rrethohesh me shumë dashuri dhe e meriton një jetë plot shëndet dhe lumturi”, shkruhej në këtë kartolinë.

Lovato së fundmi është kthyer në shtëpinë e saj në Los Angeles pasi është larguar nga trajtimi spitalor që ka marrë pas problemeve me mbidozën.
Demi Lovato dhe Henry Levy kishin nisur lidhjen e dashurisë së tyre në muajin nëntor.
Ata fillimisht ishin fotografuar së bashku në një darkë në Los Angeles ku kishin shijuar sushi, pak pasi këngëtarja e
“Confident” ishte larguar nga spitali ku po merrte trajtim pas overdozës.
Më pas, në muajin dhjetor, ata ishin parë shumë të afërt në një restorant në Malibu para se të largoheshin me një veturë së bashku.
Ish-çifti kishin festuar edhe Vitin e Ri së bashku me një udhëtim në Aspen.