Lajmet e fundit

Artistja kosovare po ashtu ka treguar se fotografia e tretë që iu ndalua të jetë pjesë e ekspozitës në kuadër të festivalit ''Mirëdita-Doberdan'', është konceptuale dhe paraqet “lojën” mes flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte edhe inspirim për ekspozitën e saj në Beograd me titull: ''Midis ëndrrës dhe realitetit''.
Ky punim sipas Hoxhës është realizuar në njëvjetorin e pavarësisë, mbi debatin për flamurin dhe himinin.
Ndryshe, artistët kosovarë sapo janë lejuar të kalojnë kufirin dhe tashmë me përcjellje të policisë po vazhdojnë rrugëtimin në drejtim të Beogradit, njofton Klan Kosova.