Lajmet e fundit

Sapo ka filluar takimi në mes të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe delegacionit serb të prirë nga kryeministri Aleksandër Vuçiq.
Kjo informatë është bërë e ditur nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter, njofton Klan Kosova.
Para takimit me palën serbe, kryediplomatja evropiane ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Me t`i përfunduar takimet të trija palët, Kosova, BE-ja dhe Serbia do të nisin bisedimet e përbashkëta në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.