Lajmet e fundit

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i "ikën izolimit ndërkombëtar" dhe shkon në Sochi në vizitën e dytë në Rusi në dy muajt e fundit, edhe pse marrëdhëniet janë përmirësuar, ndërkaq sanksionet ekonomike dhe dallimet në qëndrimet ndaj Sirisë mbeten.
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot me homologun e tij turk Recep Tajip Erdogan.
Takimi i tyre i mëparshëm ndodhi më 10 mars në Moskë, por këtë herë ai do të mbahet në Sochi në Detin e Zi, ku Putin dje u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, shkruan Deutsche Welle, përcjellë Klan Kosova.