Liga Unike e basketbollit përfundoi, me Vëllaznimin e Gjakovës që u shpall fitues i edicionit të katërt, duke mposhtur Prishtinën në finale.
E skuadrat vendore tash do të kenë fokusin e plotë në Procredit Superligën.
Me fillim nga ora 20:00, sonte do të përballen lideri Bashkimi me Golden Eagle Yllin.
Ndeshja transmetohet në kanalin Sport3 të platformës më të pasur televizive në vend, Artmotion.
Kurse në po të njëjtin orar, vendi i dytë Trepça do të jetë nikoqire e vendit të fundit në tabelë, Proton Cable Prizrenit, ndeshje kjo që do të transmetohet direkt në kanalin Sport3 të platformës Artmotion. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.