Lajmet e fundit

Futbollisti 40 vjeçar amerikan, që është argumentueshëm njëri nga më të mirat e të gjitha kohërave në këtë sport, Tom Brady, është rishfaqur për herë të parë me një postim që prej disfatës që e pësoi me klubin e tij, New England Patriots në Super Bowl.
Klubi i tij u mposht në finalen e madhe me rezultat 41:33 nga Philadelphia Eagles.
“Më janë dashur ca ditë që të reflektoj në humbjen tonë në Super Bowl, si dhe në stinorin shumë të mirë që ekipi ynë e pati” shkruan Brady në Instagram.
“Shumë emocione vijnë kur t’i për pak nuk ia arrin cakut tënd. Dhe ato janë pjesë e leksioneve dhe rritjes në këtë rrugëtim jetësor”.
“Të mësuarit kthen gjithçka në pozitivitet. Dhe ndjenja numër një që e kam pasur në katër ditët e fundit është mirënjohja. Mirënjohja karshi bashkëlojtarëve të mi për përpjekjen e pabesueshme gjatë gjithë stinorit pavarësisht sfidave me të cilat jemi përballur”, përfundoi ai.
https://www.instagram.com/p/Be-rNSABBSC/?hl=en&taken-by=tombrady