Lajmet e fundit

Është hapur pas rreth gjashtë muajsh punë tuneli në Mitrovicë.
Ky tunel u investua nga Ministria e Infrastrukturës, e cila edhe bëri hapjen e tunelit, njofton Klan Kosova.
Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha për Klan Kosova se tashti është përfunduar puna në tunel.
Tuneli ka të gjitha pajisjet e nevojshme, ndriçim, trotuar dhe është rreth 120 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe ka trotuare.
Banorët thanë se ka pasur vonesa të mëdha të punimeve dhe ka pasur shumë tollovi, por në fund tuneli është punuar mirë.
Ndërsa Rexhep Kadriu tha se për rreth 20 ditë është vonuar realizimi i projektit dhe do të mblidhet një komision i cili do merret me vonesën dhe do shiqohet edhe mundësia e dënimit të kompanisë ndërtuese për ditët e vonesës, njofton Klan Kosova.