Lajmet e fundit

Kim Kardashian ka filluar sërish të shoqërohet me vëllain e saj dhe të fejuarën e tij, e cila është ish shoqe e saj e ngushtë.
Në mëngjesin e së martës Kim u shoqërua me Rob Kardashian dhe Blac Chyna në Beverly Hills, dhe kjo shënohet si hera e dytë që kur e kemi parë Kim dhe Rob së bashku që para martesës së saj para dy vjetësh.
Sipas TMZ, Kim e ka luajtur rolin e ndërmjetësueses së paqes në familje, pasi ka pranuar të ulet dhe të flasë sërish me miken e vjetër Chyna, transmeton Klan Kosova.