Lajmet e fundit

Pasi e tronditi Brad Pitt-in me kërkesën për divorc, Angelina Jolie është më e stresuar se kurrë më parë, duke shkaktuar që pesha e saj të bie në mënyrë drastike.
Burimet afër aktores kanë deklaruar se ajo është nën presionin e ndarjes së saj publike dhe tani peshon vetëm 40 kilogramë.
“Miqtë e saj janë shqetësuar që divorci është duke e shkatërruar emocionalisht dhe fizikisht” ka deklaruar një burim për Life&Style. “Ajo po e mban shpirtin me çajra bimore dhe disa kokrra. Duket sikur ka hequr dorë përfundimisht nga vetja”, transmeton Klan Kosova.