Lajmet e fundit

“Rama nuk e sheh artin si një luks, por si një element thelbësor në një shoqëri funksionale, të cilën ai e përmbledh në mënyrë të drejtë në thënien e tij “kultura është infrastrukturë, nuk është sipërfaqe e thjeshtë” , shprehet Obrist.
Ai theksoi:
“Gjithë ekspozita ka lindur në momente pune, mbi tryezën e zyrës së tij, ku në fletë të takimeve zyrtare ai ka vizatuar imazhe që ravijëzojnë një realitet tjetër përtej politikës. Krijuar në një ambient të pushtetit shtetëror, këto vizatime mund të shihen si një formë e lirimit psikik dhe mund të lexohen si një ditar abstrakt i llojit – një rekord dinamik i jetës politike”.
Obrist shtoi:
“Unë thjesht gjatë kohës së punës vizatoj, vizatoj gjatë takimeve, vizatoj gjatë telefonatave, gjatë momenteve të pauzave dhe është një proces krejt i natyrshëm, ku dora ndjek njërin sy dhe njëri sy ndjek dorën, ndërkohë që vëmendja është e gjitha e përqendruar tek diskutimet, tek puna, tek vendimet për t’u marrë, tek çështjet për t’u adresuar”, do të shprehej Rama gjatë hapjes së ekspozitës”.