Lajmet e fundit

Pas takimit një orësh me kreun e PD-së, Lulzim Basha, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka nisur një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ende nuk ka detaje rreth bisedës mes tyre, por besohet se në fokus janë zhvillimet e fundit politike, pas protestës së tensionuar të së hënës në Kuvend, shkruan gazeta Shekulli.
Deputetë të LSI-së dhe PD-së u përplasën të hënën me deputetët e mazhorancës, dhe Gardën e Sigurisë, pasi kundërshtuan zgjedhjen e kryeprokurores së re, Arta Marku.
Gjatë përleshjeve në Kuvend u lënduan dy deputete të LSI-së.
Në një deklaratë për mediat mbi ngjarjen Ambasada Amerikane dënoi dhunën në Kuvend.