Lajmet e fundit

Kryeministri Isa Mustafa, do të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media ku njoftohet edhe rreth mbledhjes së radhës së
Kabinetit ministror të Qeverisë së vendit, njofton Klan Kosova.
Mbledhja raportohet se do të fillojë nga ora 09:00.
Nuk dihet ende nëse në këtë mbledhje temë diskutimi do të jetë dhe çështja e ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze të mërkurën që e lëm pas.
AAK gjatë ditës, ka kërkuar nga Qeveria e vendit të ndërpresë bisedimet me Serbinë, derisa kjo e fundit të bëjë tërheqjen e fletëarrestimeve për qytetarët kosovarë, njofton Klan Kosova.