Lajmet e fundit

Thuhet se Calvin Harris është duke u bërë mirë pasi ishte përfshirë në një aksident të tmerrshëm me makinë.
Sipas njoftimeve, DJ Harris, nga ky aksident morri vetëm dëmtime të vogla, transmeton Klan Kosova.
Është pohuar gjithashtu se ai ka vendosur të kthehet në punë sa më shpejt fundjavën e ardhshme.
Një burim tha për E! News: “Ai po e mbanë mirë shëndetin e tij për t’u siguruar se do të jetë 100 % këtë javë”.
Ndërkohë është thënë se njerëzit e parë që Calvin e kontaktoi pas aksidentit ishte e dashura e tij Taylor Swift.
Calvin u plagos kur një VW Beatle ka goditur SUV e tij Cadillac, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angeles.