Lajmet e fundit

Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar sot me Isa Mustafën, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kësaj ai para mediave deklaroi se subjekti që ai drejton do të mbështes mocionin për rrëzimin e qeverisë.
“Nisma Socialdemokrate e Kosovës do të mbështes mocionin për rrëzimin e qeverisë. Ne do të votojmë këtë kur të shpallet në Kuvend”, tha Limaj.
Mustafa gjatë ditës së sotme ka mbajtur takime dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se edhe ata do ta mbështesim mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Ky mocion është iniciuar nga LDK-ja partia e cila është në koalicion qeverisës me VV-në, për shkak se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, gjithashtu edhe për mos largimin e taksës së vendosur ndaj Serbisë, njofton Klan Kosova.