Lajmet e fundit

Pas 50 viteve në muzikë, Aretha Franklin ka shkuar në pension.
“Po ju tregoj se kam marrë vendim që të pensionohem”, ka thënë këngëtarja legjendare për Detroit TV.
Ajo ka shtuar se albumi i saj i ri do të dalë në muajin shtator që do të regjistrohet në Detroit te producenti Stevie Wonder.
“Punën e kryej në Detroit, ose sa më afër Detroitit që të jetë e mundur”, ka thënë ajo.
Në pjesën më të madhe, Franklin ka thënë se është duke shikuar vetëm se si ta kalojë kohën më familjen e saj.
“Do të jem shumë e kënaqur, nuk po shkoj askund vetëm se do të ulem dhe do të rri. Do të jetë e mirë kjo”, ka pohuar ajo.