Lajmet e fundit

Brian Austin Green është baba i katër djemve, dhe me të vërtetë dëshiron të ketë një vajzë.
Aktori 44-vjeçar është pyetur nëse dëshiron të ketë më shumë fëmijë me gruan e tij Megan Fox. Ata janë prindër të tre djemve, Noah, Bodhi dhe Journeh, dhe gjithashtu ka një djalë tjetër të quajtur Kassius nga një marrëdhënie e mëparshme, transmeton Klan Kosova.
“Nuk e di, kam katër djem tani. Një i pesti do ishte një ekip basketbolli. Pra, kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme”, tha Brian.
“Dua një vajzë, me të vërtetë dua një vajzë”, shtoi ai.
“Jam i shqetësuar nëse do ta kemi përsëri djalë, jo pse s’i dua djemtë e mi por të kem edhe një djalë tjetër nuk e di nëse jam gati për pesë, është shumë”.