Lajmet e fundit

Rreth tre vite projektligji për plotësim ndryshimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, endet nëpër Kuvend, madje në dy raste, këtë projektligj e kishte tërhequr nga procedurat, vetë qeveria.
Tani, ky dokument ka ardhur përsëri në komisionin për legjislacion.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka insistuar që zyrtarët publik të mos kenë më shumë se një pozitë publike, përderisa Agim Aliu nga PDK ka kërkuar garancion që ky projektligj të mos tërhiqet.
Ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kritikuar këtë projektligj duke kërkuar rritjen e sanksioneve.
Kronike nga Dibran Istrefi