Lajmet e fundit

Bros po ribashkohen për herë të parë që nga viti 1992.
Vëllezërit binjakë Matt dhe Luke Gross po kthehen në botën e muzikës pop me një koncert në O2 gjatë verës së ardhshme të Londrës, transmeton Klan Kosova.
Që kur këngëtarët janë ndarë, Matt ka punuar në një rezidencë në Las Vegas ndërsa Luke është shfaqur në një varg të filmave të Hollivudit, duke përfshirë Blade II.
Luke tha për bashkimin: “Unë kam kërkuar që ajo të ndodhë, por kam kërkuar që të jetë në kohën e duhur. Kjo është një ëndërr dhe mendoj se fansat meritojnë diçka të tillë. Jam shumë i ngazëllyer”.
Ndërsa Matt shtoi: “Unë dhe vëllai im, ne jemi binjakë, kemi shkuar bashkë në shkollë çdo ditë”.
“Ne ishim të sëmurë dhe të lodhur nga njëri-tjetri. Kemi lëvizur në vende të ndryshme. Kemi krijuar karrierën tonë. Një ditë u takova me të dhe i thash: e di çfarë, tani është koha”.
Bros do të performojë në O2 në gusht të vitit të ardhshëm, në përvjetorin e datës kur ata kanë luajtur koncertin e tyre të fundit ndonjëherë në stadiumin Wembley.