Lajmet e fundit

E dashura e të armatosurit në Las Vegas, i cili qëlloi për vdekje 59 persona të dielën, ka thënë se ajo nuk kishte idenë se çfarë po planifikonte partneri i saj "i butë, i dashur, i qetë".
Komentet e Marilou Danley erdhën disa orë para se policia deklaroi se Stephen Paddock kishte jetuar "një jetë sekrete", transmeton Klan Kosova.
Ata thanë se mund të ketë qenë duke planifikuar të ikë në vend që të qëllojë veten të vdekur, por nuk dhanë detaje të mëtejshme.
Nuk dihet akoma pse ai hapi zjarr në një koncert të hapur, duke bërë të shtënat më të këqija në historinë moderne amerikane, transmeton Klan Kosova.