Lajmet e fundit

Fadi Fawaz ka treguar se si e gjeti të vdekur partnerin e tij – yllin e popit George Michael.
Ai ka treguar se nuk do ta harrojë kurrë se si e gjeti të vdekur partnerin në shtrat në orët e para të mëngjesin në ditën e Krishtlindjeve, transmeton Klan Kosova.
“Kurrë nuk do të pushoj së kujtuari ty, do të më mungosh”, ka shtuar ai.
Fawaz, një stilist flokësh, ka treguar për britaniken Daily Telegraph se nuk ishte prezent në momentet të Michael kaloi në botën tjetër.
Menagjeri i këngëtarit, Michael Lippman ka thënë si Michael vdiq pas një komplikimi me zemër.
Fansat e 53 vjeçarit janë duke nderuar ikonën e tyre, duke lënë lule, kartolina dhe duke ndezur qirinj në shtëpinë e tij në veri të Londrës.