Lajmet e fundit

Ish ministri i bujqësisë, Lupço Dimovski i cili vjen nga radhët e Partisë Socialiste (PS), partnere e VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Nikolla Gruevski, nuk përjashton mundësinë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen edhe para muajit prill të vitit të ardhshëm.
“Krejt këtë që po ndodh në Maqedoni do ta vulosë populli në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen. Në prill të vitit të ardhshëm? E pse jo edhe më herët?”, ka pyetur Dimovski në facebook.
Periudha në vijim do të tregojë nëse kjo është vetëm dilemë e Dimovskit, apo matje e pulsit në mënyrë indirekte nga ana e vetë kryeministrit Gruevski, për të cilin thuhet se është i interesuar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa është e mundur më shpejtë. Për dallim prej Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, për LSDM-në opozitare thuhet se i konvenon që afati deri në zgjedhjet e ardhshme të jetë pak më i gjatë, shkruan Tetova1, transmeton Klan Kosova.