Lajmet e fundit

Kur të vihet në rend dite Mitrovica Veriore dhe problemet andej Ibrit, nuk ka se si të mos ketë kritika të ashpra mes dialoguesve.
Kjo ndodhi edhe gjatë seancës së sotme, kur deputetët pranë vetës patën debatin parlamentar për vështirësitë e shqiptarëve në të drejtën e tyre për rikthim në pronat private.
Bekim Haxhiu i PDK-së, subjekt ky që qëndroi më së gjati në pushtet, thotë se liderët e partisë së tij gjithherë janë munduar në bashkim të Mitrovicës. Por, pati një pyetje për ngjarjet e vitit 1999: “Ku ishte Albin Kurit atëherë?”. Ndërkohë që edhe iu vetpërgjigj kësaj pyetjeje duke thënë se “Albin Kurti ishte në Binqë duke biseduar me vëllezërit Donçiq”.
Por, Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes tha se “Në vitin 1999 kur liderët e partive shkuan në Mitrovicë për të ndarë Mitrovicën, në atë kohë Albin Kurti ishte në burgjet e Serbisë”.
Vetëvendosje u lavdërua se për katër muaj në pushtet i ndanë një milion euro për rindërtim të shtëpive shqiptare, derisa Qeveria Hoti e largoi atë vendim.
Në kohën e Kurtit, sipas PDK-së, ishte ‘sallamadi’ në hapësirën që kufizohet me Serbi.
Sejdi Hoxha deklaroi se vetëm lideri i tyre, Kadri Veseli, bëri vizita andej në këta muaj krize, gjë që për Kryetaren e Kuvendit është e pavërtetë. Vjosa Osmanit deklaroi se në kohë pandemie “prej liderëve institucional kam qenë unë në të gjitha ato fshatra”.
Ndryshe, nga konflikti dialogues mes PDK-së e Vetëvendosjes, LDK, AAK e Nisma nuk u fokusuan në këtë debat se kush çka bëri e çka s’bëri për mitrovicasit e veriun në përgjithësi.