Lajmet e fundit

Motot e sloganet e kandidatëve për kryetarë të Prishtinës kanë pak dallime nga njëra-tjetra.
Kështu po vlerëson njohësi i marrëdhënieve me publikun, Kujtim Zebica, sipas të cilit të gjithë që i kanë publikuar kanë përdorur ngjyra të njejta e mesazhe të ngjashme.
Megjithatë, Zebica thotë se këto mund të mos jenë përfundimtare, ngase shpesh ndodh që ato që nuk pëlqehen në rrjete sociale ndryshohen.
Me fushatë të ngjashme si Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e Daut Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk nisën ende Arben Vitia i Vetëvendosjes e Selim Pacolli i Aleanca Kosova e Re.
Kjo po vlerësohet se u bë për faktin se LVV i fitoi zgjedhjet në 2017 andaj ndjehen më komodë, njësoj si edhe Pacolli që është nënkryetar.