Lajmet e fundit

Sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asambleistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.
Gjashtë asambleist nga AKR dhe dy asambleistë nga koalicioni AAK - LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës.
"Asambleistët nga AKR që u rreshtuan pranë Kryetares janë: Hasan Krasniqi, Dr. Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Dr. Jeton Vorfi dhe RinaDomi".
"Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK - LDD u rreshtuan pranë Kryetares, znj. Mirdita Ademaj dhe. Xhevat Zenelaj.
Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës" , ka bërë të ditur bë një postim në llogarinë e saj në Facebook, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim, transmeton Klan Kosova.