Lajmet e fundit
Kreu i PS-së ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 24 vjetorit të partisë, duke falënderuar kontribuuesit, themeluesit, drejtuesit dhe ata që votuan qoftë edhe njëherë të vetme.

Për këtë përvjetor nuk ka asnjë ceremoni të planifikuar, pasi festa është shtyrë të mbahet pas zgjedhjeve.
Ndonëse vet Rama ka theksuar se ditëlindja do të kremtohet me një fitore domethënëse me 21 qershor.
“U uroj nga zemra të gjithë socialistëve gëzuar ditëlindjen e Partisë socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të atdheut tonë e cila sot udhëheq përpjekjen historike për të bërë shtetin modern dhe evropian të shqiptarëve”
“Mirënjohje për të gjithë ata që me përkatësinë e tyre shpirtërore e politike në këtë familje të madhe e rritën dhe e fuqizuan Partinë Socialiste si fuqinë e padiskutueshme të ndryshimit” ka thënë Rama, shkruan Panorama.