Lajmet e fundit

Partia e Drejtësisë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve.
“Shqiptarët me shekuj e kanë kultivuar traditën e bashkëpunimit dhe të harmonisë ndërfetare. Besimtarët e të gjitha feve me rastin e festave fetare gjithmonë respektojnë njeri-tjetrin dhe festojnë bashkërisht. Partia e Drejtësisë uron që kjo Festë të gjithë ata që e festojnë t’i gjejë të bashkuar edhe me të tjerët në përpjekjet për jetë dhe të ardhme më të lumtur”, shkroi Partia e Drejtësisë.