Lajmet e fundit

Për vdekjen tragjike të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka reaguar dhe Partia e Drejtësisë.
Përmes një komunikate për media, dërguar në Klan Kosova, Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Dehari, duke kërkuar veprim të shpejtë dhe të drejtë profesionalisht të autoriteteve shtetërore në zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti.
Për më shumë ja dhe reagimi i plotë:
‘’Partia e Drejtësisë priti me keqardhje dhe pikëllim të thellë lajmin e papritur për vdekjen tragjike të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje e studentit të mjekësisë Astrit Dehari dhe shpreh ngushllimet më të thella për familjen Dehari, gjithë anëtarësin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Fakultetin e Mjekesisë në Prishtinë për këtë humbje të madhe duke e lutur Zotin e Madhërishëm që të mëshirojë shpirtin e tij kurse familjes dhe gjithë miqëve tua shtojë durimin dhe forcën për të përballuar këtë ngjarje dhe humbje të rëndë.
Njëkohësisht, Partia e Drejtësisë kërkon veprim të shpejtë dhe të drejtë profesionalisht të autoriteteve shtetërore në zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti tragjik’’, thuhet në komunikatën e dërguar, njofton Klan Kosova.