Lajmet e fundit

Partia e Drejtësisë, dënon sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Munih të Gjermanisë, ku humben jetën disa persona, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.
"PD rithekson edhe njëherë se terroristët nuk njohin, komb, fe as racë, andaj kërkon nga mbarë bota e civilizuar që të bashkojnë të gjitha forcat në luftën kundër së keqes që po e kërcënon çdo ditë e më shumë njerëzimin".
Partia e Drejtësisë, u ka shprehë ngushëllime të sinqerta familjarëve që humben më të dashurit e tyre, duke shprehur dhimbje dhe solidarizim me të gjithë ata që u prekën nga ky sulm makabër dhe kundër-njerëzor.