Lajmet e fundit

Partia e Drejtësisë përmes një komunikate ka shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në Paris, ku mbetën të vdekur afro 140 persona.
PD dënon ashpër këtë akt duke e vlerësuar atë si kundër njerëzimit dhe vlerave civilizuese.
“Në këto momente të vështira për mbarë popullin francez, PD solidarizohet dhe ndan dhembjen me të gjithë familjet që humben më të dashurit e tyre, ndërsa të të lënduarve i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e Partisë së Drejtësisë.
PD me këtë rast ngushëllon Presidentin Holland dhe mbarë popullin francez, ndërsa kërkon që autorët e krimit makabër të marrin dënimin e merituar, njofton Klan Kosova.