Lajmet e fundit

Ndalimi i sërishëm i z. Ramush Hardinaj, tani nga autoritetet franceze duke u bazuar në urdhër-arrestet të Serbisë, për Partin e Drejtësisë është i papranueshëm dhe cënon lirin e një populli që ka qenë i shtypur nga po këta që po lëshojnë urdhër-arreste.
"Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e pastër dhe Kosova tashme është shtet i pavarur dhe i pranuar nga shumë shtete të botës".
"Partia e Drejtësisë kërkon nga Institucionet e Kosovës dhe nga autoritet franceze që të bëjnë ç’është e mundur që të lirohet Hardinaj sa më parë.
"Bashkimi Evropian duhet të reagojë sa më shpejt lidhur me këtë rast por edhe me qytetarët e Kosovës që më mos të kenë pengesë dhe të lëvizin të lirë në shtetet e Evropës, siç lëvizin të lirë edhe qytetarët tjerë të rajonit.
"PD kërkon nga Qeveria e Kosovës që pjesë të dialogut me Serbinë të diskuton edhe për urdhër-arrestet të lëshuara në kohën e Slobodan Millosheviqit",thuhet në komunikatë.