Lajmet e fundit

Partia e Ashkalive për Integrim ka reaguar pas dorëzimit të kryetarit të tyr njëherish deputetit, Etem Arifi, në Qendrën e Burgimit në Hajvali.
Me anë të një komunikate për media PAI thekson se Arifi është zgjedhje e sovranit dhe vullnetit të këtij komuniteti, ndërsa bëjnë të ditur se kryetari i tyre është viktimë e padrejtësisë.
‘PAI beson dhe vlerëson që i gjithë procesi ndaj kryetarit Arifi, është për përmbushjen e statistikave të luftim ndaj korrupsionit. Ne, PAI-ja vlerësojmë që Arifi është viktimë e padrejtësisë dhe proceseve që ishin dhe janë duke ndodhur në vend”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Klan Kosova.
“Arifi është zgjedhja e sovranit dhe vullnetit të zgjedhjes për përfaqësimin e komunitetit tonë, ajo u vërtetua me 6 tetor që ju besua mandati i pestë i deputetit, por që drejtësia e tha fjalën ndryshe nga ajo e jona, andaj ne besojmë në pafajësinë e tij, ku pas lirimit do të kthehet aktivitetit politik dhe familjes së tij”.
PAI zotohet se do të vazhdon respektimin e figurës së tij si kreu partisë, dhe do vazhdon programin e saj në mbrojtjen e të drejtave të Ashkanlive në Kosovë.
Arifi është dënuar nga gjykata me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tash ka qenë në arrati.