Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare gjatë së cilës do të votohet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Në rend dite të seancës parlamentare të së enjtes do të jenë edhe këto pika: votimi i Projektligjit për ndyshimin dhe plotësimin e Ligjit për patenta, votimi i Projektligjit për ndyshimin dhe pltësimin e Ligjit për markat tregtare, shqyrtimi i parë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,shqyrtimi i Propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Poashtu në votim do të hidhet edhe emërimi i anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Reublikës së Kosovës për vitin 2014,formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
Një ndër pikat për të cilat do të diskutojnë deputetët do të jetë edhe kërkesa e deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës si dhe Kërkesa e Komisionit për Zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri për shtyrjen e afatit për shqyrtimin e Projektligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore, transmeton Klan Kosova.