Lajmet e fundit

Me 71 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar rezoluta e propozuar nga deputetët Saranda Bogujevci dhe Andin Hoti lidhur me fatin e të pagjeturve.
Më poshtë i gjeni pikat e rezolutës:
1. Të bëhet zbardhja e fatit të të zhdukurve me forcë.
2. Zbardhja e fatit të të zhdukurve me forcë të vendoset si parakusht në dialogun Kosovë-Serbi dhe të bëhet pjesë e platfomës shtetërore për dialogun.
3.Subjektet bartëse të politikës parlamentare dhe politikës së jashtme të Kosovës në agjendat e takimeve me zyrtarë të OKB-së dhe BE-së të fokusojnë me prioritet zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë.
4. Të gjithë bartësit e detyrave në bazë të pikave të kësaj rezolute t’i qasen në mënyrë të veçantë zbardhjes së fatit të Ukshin Hotit, për shkak të rrethanës së zhdukjes së tij.
5. Qeveria e Kosovës ta përfundojë koncept-dokumetin dhe ta procedojë në Kuvend plotësim-ndryshimin e ligjit për të pagjetur gjegjësisht bazës ligjore.
6. Qeveria të trajtojë me prioritet funksionalizimin e plotë të regjistri qendror për personave të zhdukur përfshirë edhe versionin elektronik me mundësi të digjitalizimit me qëllim të rritjes së transparencës.
7. Qeveria të angazhohet që të lidh marrëveshje mirëkuptimi mes Kosovës dhe Sebisë për të ashtuquajtëren ndihmë juridike ngjashëm me marrëveshjen që ka bërë Serbia me Bosnjën dhe Hercegovinën di dhe Kroacinë.
8.Institucionet kompetente të padisin Serbinë si përgjegjëse kryesore për personat e zhdukur duke përfaqësuar familjarët individualidhtose si grup në instanca ndërkombëtare.
9. Qeveria obligohet të realizojë projektin për shfaqjen e të dhënave rreth personave të zhdukur tek ermendorja jashtë kuvendit dhe të përfundojë puna e memorialit në Meje të Gjakovës deri në fund të vitit 2018.
10. Të rriten kapacitete institucionale të vendit për t’u marrë plotësisht me cështjen e personave të zhdukur me forcë .
11. Të hartohet dhe procedohet projektligji cili mundëson gjykimin e të akuzuarve për krime të luftës në mungesë …
12. Kujtojmë se debati për të pagjeturit qshtë nbajfur javën e kaluar në ditën e të pagjeturve mirëpo për shkak të mungesës së kourimit patë dështuar votimi i rezolutës së propozuar nga Bogujevci dhe Hoti.